Kronika

E mbijetuara e tragjedisë së Kombinatit: Rrinim pa ngrënë, Anisën e pushtuan demonët – po sakrifikonim ta ringjallnim





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:06 - 06/07/20 |
mapo.al

Blerta është e vetmja e mbijetuar e familjes Josifi, historia tragjike e të cilëve tronditi mbarë opinionin publik. MAPO siguron dëshminë e Blera Josifit, 34-vjeçares e cila tentoi të vetëflijohej bashkë me nënën e saj, duke agjëruar për disa ditë më radhë, por që fatmirësisht shpëtoi.


Nga dhoma e spitali, ajo ka rrëfyer për hetuesit e çështjes fakte tronditëse, gati të paimagjinueshme se si besonin si familje tek ringjallja. Ajo tha se këtë hap e kishte ndërmarrë e para motra e saj Anisa, e cila prej 15 muajsh qëndronte e pajetë në banesë, ndërsa Blerta dhe nëna e saj e lyenin trupin me vaj e uthull.


“Qëkur isha 15 vjeçe kam ndjekur “Dëshmitarët e Jehovait”. Më vonë kemi qenë edhe në kishën Ungjillore. 2 vitet e fundit u shkëputëm dhe nuk shkonim në asnjë kult fetar, por besonim në ringjallje dhe i kryenim ritet në banesë. Ritet e ringjalljes fillimisht i nisi Anisa në fillim të vitit 2019. Qëndroi duke u lutur dhe pa ngrenë gati 2 muaj, deri në mars të 2019-ës ku ra në gjumë të thellë, sepse u pushtua nga demonët. Motrën e lyenim me uthull se kështu na mëson bibla jonë”, – tha ajo.


Më pas ajo tregoi se pasi motra e saj ra në gjumë, sakrificën e këtij besimi e nisi ajo me nënën e saj, Zhanetën. Blerta pohoi se të dyja nënë e bijë, konsumonin vetëm ujë të filtruar në napa dhe asgjë tjetër.


“Një vit pasi motra ra në gjumë nisem sakrificën unë dhe mami. Pinim vetëm ujë të filtruar në napa dhe nuk konsumonim ushqim. Gjithë ditën luteshim për të kthyer në jetë motrën. Në ditët e para të korrikut mami ra pa ndjenja në mes të dhomës ku po lutej. Ndërsa unë vazhdova ritin derisa erdhi policia”, pohoi Blerta, dëshmia e të cilës është tejet tronditëse.

FOTO brenda banesës ku jetonte familja Josifi në Kombinat

 

<
>
shtepia ne kombinat shtepia ne kombinat1 shtepia ne kombinat2 Shtepia ne kombinat3


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas