Aktualitet

E mbijetura e tragjedisë nga vetëflijimi, Blerta Josifi del nga spitali








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:24 - 06/08/20 |
mapo.al

Blerta Josifi ka dalë nga spitali në gjendje të përmirësuar shëndetësore. Ajo shtrua në spitalin psikiatrik pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik në kryeqytet, ku nënë e bijë u gjetën të vetëflijuara pasi besonin se do të ringjalleshin.


Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 korrik, ku Zhaneta Josifi 56-vjeçe dhe e bija Anisa Josifi 30-vjeçe, u gjetën pa jetë në banesën e tyre në zonën e Kombinatit, pasi ishin vetëflijuar.


Trupi i vajzës 30-vjeçare Anisa Josifi u gjet nga ekspertët e policisë në dhomën e saj të gjumit, e mbuluar me batanije dhe sipas ekspertizës kishte 15 muaj që kishte ndërruar jetë.


Ndërsa, Blerta Josifi, e cila i mbijetoi vetëflijimit u dërgua në urgjencë ku ju dha ndihma mjekësore.


Para hetuesve ajo mes lotësh është shprehur se ka humbur familjen, ndërsa ata nuk i dinin sakrificat që kanë bërë për tu ringjallur.



Etiketa: , , , ,

Pas