Mësohet se një 90-vjeçare është mbyllur në shtëpi nga familjarët e saj. Mesa duket, e moshuara nuk e ka pranuar një “ngujim” të tillë dhe ka gjetur një tjetër rrugë-dalje. Ajo ka marrë në dorë çantën e saj dhe ka zbritur nga dritarja, në 10 kate lartësi. Kalimtarët e rastit janë tmerruar, duke u ndalur dhe duke parë se ç’do ndodhë. Disa prej tyre akanë nxjerrë telefonat dhe kanë filmuar gjithçka. Ngjarja ka ndodhur në Çengdu, kryeqytetin e provincës Siçuan të Kinës. Pavarësisht guximit të tmerrshëm, e moshuara ngeci në katin e pestë derisa erdhën zjarrfikësit dhe e shpëtuan.