Nga Ervis Iljazaj
Tashmë mund ta themi hapur. Fatmir Xhafajn e mban në detyrë ende Ambasada Amerikane. Nëse deri dje, kishte mendime se Edi Rama ishte i pafuqishëm të shkarkonte ministrin e Brendshëm, sot një gjë e tillë është fakt.
Ndërsa opozita denonconte dhe kërkonte prezencën e tij në Parlament, Fatmir Xhafaj ndodhej në takim me Ambasadorin Amerikan Donald Lu. Jo vetëm kaq, por seti fotografik që u shpërnda për mediat mbas këtij takimit, tregonte qartë se marrëdhënia midis tij dhe Ambasadorit Amerikan Donald Lu ishte më se e mirë. Dora e Ambasadorit Lu e drejtuar drejt makinës së tij për Fatmir Xhafaj, ishte një gjest simbolik si për të treguar që Ministri është nën mbrojtjen e Amerikës, më i sigurt se kurrë politikisht, të paktën për momentin.
Edhe në deklaratën për mediat të Ambasadës Amerikane, duket e qartë mbështetja që ajo i jepte këtij të fundit.
Por, e mbështet ose jo Ambasada Amerikane, nuk ka dyshim se ishte në interesin publik, për të shtensionuar situatën politike, që Fatmir Xhafaj të jepte dorëheqjen, për hir të parimeve dhe moralit politik.
Në këtë kuptim, duket vërtet i habitshëm mbështetja e hapur për Xhafajn e Ambasadës Amerikane.
Është e vërtetë që Fatmir Xhafaj ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë i ndërkombëtarëve, për Reformën në Drejtësi dhe për çështje të tjera, mirëpo, duket e pabesueshme që nuk gjendet një person tjetër po kaq bashkëpunëtor dhe i aftë për të çuar përpara një agjendë, që ndërkombëtarët, me në krye SHBA kërkojnë të vendosin në Shqipëri.
Me sa duket, interesi i SHBA qenkësh që Fatmir Xhafaj të vazhdojë të qëndrojë ende në detyrë. Por, deri më tani nuk e dimë ende se cilat janë këto interesa kaq të mëdha të SHBA dhe të vetë Shqipërisë, që bën kaq të domosdoshëm emrin e një personi, a thua se në Partinë Socialiste nuk mund të gjendet një zëvendësues për Ministrinë e Brendshme që mund të jetë po aq bashkëpunëtor me Amerikën.
Për këtë arsye, e gjithë përpjekja e Ambasadës Amerikane dhe personalisht e Donald Lu për Reformën në Drejtësi, pa insistimin e të cilit ajo do të ishte e pamundur, rrezikon të vihet në dyshim.
Sepse, në këtë moment vettingu të përgjithshëm, është mirë që të jepet një mesazh totalisht i kundërt nga ky që po jepet me rastin e Xhafajt. Nëse vërtet kryeministri, apo dhe vetë Ambasada Amerikane, kërkon të japë një mesazh dhe të tregojë një vullnet për t’i shkuar deri në fund këtij procesi, duhet ta fillojë vettingun nga ministrat.
Sepse gjëja kryesore që ka nevojë politika shqiptare është pikërisht të fillojë vettingun nga vetja. Kjo duket e pamundur për arsye se politikanët janë njerëz që janë mandatuar nga populli dhe përfaqësojnë ata. Prandaj, është zgjedhur nga ndërkombëtarët fillimisht pastrimi i drejtësisë, në mënyrë që të bëjë të mundur më tej nëpërmjet saj pastrimin e politikës. Por, si vullnet apo si mesazh, një Kryeministër duhet ta bëjë këtë gjë edhe nëse nuk ia kërkon ligji.
Për opinionin publik, është e papranueshme që në këtë frymë të Reformës në Drejtësi, Ministri i Brendshëm të përflitet për gjëra të tilla dhe mos të merret asnjë masë politike. Aq më tepër, që me iniciativë po të këtij Ministri, çdo polici të thjeshtë t’i kërkohet vetting për qindarkën më të fundit, dhe ky parim mos të fillojë në radhë të parë nga Ministri.
Ketu perballet merita me biografine. Merite ne gjuhen latine do te thote “permbajtje”, biografia eshte fat, eshte vellai qe te ka rene per pjese, ndonese ti nuk e meriton.
Duhet pare PUNA apo duhet pare GUNA?
Kjo pyetja teorike si s’paska PS nje Xhafe tjeter, me kujton pyetjen retorike te PD-se kur erdhi per here te pare ne pushtet: nuk paska Shqiperia burra me t emire se keta qe kemi? Te gjithe e pame se edhe ata qe erdhen nnuk ishin burra me te mire, sidoqe per kete pike mund te ke pikpamje te ndryshme.
Tek ne eshte e pamundur te shikohet “puna”, sepse njeriu i spiunlleqeve dhe i dosjeve alias Sali Berisha, shikon vetem “gunen”.
Persa i perket gjtjes se nje personi tjeter qe te zevendesoje Xhafen, personalisht nuk e shikoj kaq te lehte: po aq sa eshte e vertete se askush ne kete bote nuk eshte i PAZEVENDESUESHEM, po aq eshte e vertete se nese e heqim nje njeri vetem per arsye te “jashtem” dhe te pavurara prej tij (sic eshte patja e nje vellai me njolle pe rnje krim te kryer 20 vjet me pare), po aq sic e thashe kjo eshte ceshtje merite, pra permbajtje – ne i hedhim njerzit ne plehra per hic mos gje, por ne kete rast bashke me njeriun shvleftesojme edhe kauzen per te cilen ai ka luftuar dhe ka pasur sukses.
Kjo logjike e kundert nukekziston as ne mendjen e autorit te ketij shkrimi.
… e megjithatë ai s’duhet të ishte zgjedhur si ministër i brendshëm, sepse vjen nga koha e baba Qemos apo Qoftëlargut, bashkë me Rucin. Kjo vërteton se PS- ja mbetet PP dhe PK siç ishte , kur e themeloi Dulla me Mugoshën. Që duhet të kishte dhënë dorëheqje , po e po, por ata nuk njohin faje, gabime as krime që bëjnë çdo ditë. Po ecin mbi skandale , në një zonë të minuar , pa ditur se ku janë duke shkuar. Në asnjë vend normal në botë nuk do të ndodhte kështu siç ndodh me këtë biçim ministri që pasoi një ministër tjetër mjaft të ngjashëm. Nëse këtë e mbrojnë nderkombëtarët, rrjedhimisht mbrojnë edhe Tahirin e çdo trafikant tjetër . Këtë nuk e pranon logjika e shëndoshë. Duket e pabesueshme, e pakuptueshme kriminale. Bota është e shqetësuar për gjithçka që po ndodh në vendin tonë dhe askush nuk e vë gishtin në këto plagë për t’i shëruar, vetëm thuhet sikur po bëhen reforma ose po djalloset gjithëçka më keq se ishte. Mjafon shqetësimi i njerëzve që jetojnë këtu dhe që synojnë të largohen një orë e më parë derisa vendi të boshatiset fare. Kjo duket si e ardhmja e vendit, falë sundimit që i ktheu njerëzit në skllevër që shiten për një thes miell. Nuk kemi ku të shkojmë më poshtë dhe më keq se deri në këtë derexhe. Pika që s’u bie atyre që mbrojnë e bashkëpunojnë me kriminelët dhe krimin në përgjithësi! Kjo sjellje kalon çdo blasfemi apo herezi.