ShowBizz

“E more gocën në qafë, injorante”/ ‘Kryqëzohet’ Valbona Selimllari





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:07 - 02/07/19 |
mapo.al

Ish-Miss Shqipëria, Valbona Selimllari është ‘kryqëzuar’ për ekspozimin mediatik të vajzës së saj të vogël Viven. Në një video të sajën, të postuar në rrjetin social “Instagram”, Valbona është përballur me një koment fyerës dhe aspak etik.


“Uaa qëkur mësoi me fol kjo moj? Në televizor s’dinte me lidh dy llafe. E more gocën në qaf dhe e fute nëpër vende që s’i takon. Mirë ajo që është fëmijë, po ti prind, edhe si rritur duke e ditur që s’di të lidhë dy llafe para kamerës, si e nxjerr në tv? Injorante. Apo goca mamit do i ngjajë? Shyqyr që të mësoi Vera të lidhësh edhe ti dy llafe dhe të duket sikur ke kapur qiellin me dorë. Por në fillim kur dole ti t’gjithë tallnin b*thën. Shumë veta kështu të kujtojnë e dashur”-i ka shkruar një ndjekëse Valbona Selimllarit, duke iu referuar daljes së Vivienit në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”.


Kjo e fundit ende nuk ka reaguar por fansat e saj i janë kthyer ndjekëses, duke mos i kursyer opinionet e tyre. “Përse kaq vrerë? Femrat është e udhës të jenë mbështetëse ndaj njëra-tjetrës dhe të kënaqemi kur dikush rritet vit pas viti. E dashur Sara, nuk të vjen asnjë e mirë nga mendimet dhe fjalët negative. Zoti të bekoftë sidoqoftë dhe ndriçoftë rrugën e çdokujt që kërkon dritë”- i ka shkruar një fanse. “Paske shumë mllef e dashur. Zoti të ruajtë”– ka vijuar një tjetër.



Etiketa:

Pas