Aktualitet

E moshuara e videos virale, sot i shet produktet në tregun e Tiranës (FOTO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:28 - 19/09/21 |
mapo.al

Rasti i gruas së moshuar, e cila shiste produkte ushqimore në rrugë, u bë viral pasi pretendohej se Policia Bashkiake i kishte derdhur karrocën.






Por në fakt, ngjarja ishte ndryshe, dhe e moshuara e kishte derdhur vetë atë. Megjithatë, ajo sot e ka lënë rrugën dhe shihet teksa i shet produktet e saj në treg me të gjitha kushtet.


<
>
E moshuara3 E moshuara2 E moshuara1 E moshuara E moshuara dhe tregu

Efektivët e Policisë Bashkiake, së bashku me punonjës të shërbimit social në Bashkinë e Tiranës, kanë shoqëruar të moshuarën, e cila vazhdonte të shiste në trotuar, për t’i tregtuar produktet e saj në tregun e Lëvizshëm në Bulevardin e Ri.







Sot ajo i shet produktet e saj e qete, në kushte të sigurta dhe e mbrojtur nga temperaturat e larta të mesditës.



Lexo edhe :  Rriten kërkesat për divorc, shumica e padive për burrat, dy shkaqet kryesore

Fotot janë bërë në Tregun e Lëvizshëm i cili është vendosur në Bulevardin e Ri në Tiranë.



3


Etiketa: , ,

Pas