Liljana Sema u gjet e vdekur si pasojë e temperaturave të ulëta, në një shtëpi të rrënuar në fshatin Fërras, në Fier.
Sema kishte tre ditë që kishte ndërruar jetë kur u gjet e pajetë nga vëllai i saj Baçi Gjoleka.
Ai bashkë me nipin e tij treguan për mediat se 66-vjeçarja kishte dhjetë ditë pa energji elektrike, pasi nuk kishte pasur mundësi që ta paguante.
Djali i 67-vjeçares, Kushtrimi, ka thënë se edhe një rezistencë që i kishte blerë për ditëlindje nëna nuk kishte ku ta lidhte pasi nuk kishte energji elektrike.
Kurse, motra e Liljanës tregon për kushtet e vështira në të cilat ajo jetonte, duke mos pasur askënd që t’i vinte në ndihmë.