Bota

E mposhti kancerin me ‘shpresë’





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:06 - 14/04/19 |
ro ot

Nuray Yıldırır e cila u diagnostifikua me kancer të gjirit kur ishte në muajin e 5-të të shtatzënisë, u detyrua të operohet me foshnjen në bark. Pasi ia hoqën gjirin e majtë, Yıldırır e cila ende ishte 5 muaj shtatzënë e mposhti kancerin me një trajtim të veçantë të kimioterapisë dhe e lindi një djaë të cilën e quajti Umut (Turqisht: Shpresë). Zonja Nuray e cila iu kap jetës, vazhdon ti jap gji Umut’it 20-muajsh me gjirin e vetëm.


Kanceri i gjirit e merr vendin e parë ndër llojet e kancerit që po shfaqen tek gratë. Çdo 19 sekonda një grua diagnostifikohet me kancer të gjirit, përderisa çdo minutë vdes një grua nga kjo sëmundje. Zonja Nuray, tregimi i së cilës ka qenë shpresëdhënës për pacientët tjerë, tha:


Kur isha në muajin e tretë të shtatëzënisë, mu shfaq një fryerje në gjoks. Fillimisht, nuk i kushtova shumë rëndësi kësaj fryerjeje. Pasi që kuptova që mund të jetë diçka serioze gjatë vizitës te mjeku, u vendos që të kontrollohesha me ultrazë. Pas biopsisë kuptova që e kam kancerin e gjirit.
Nuray Yıldırır tha “Edhe kur isha në operimin e gjirit, ishim dy veta. Edhe djali im së bashku me mua e luftoi kancerin e gjirit. Gjithë e ndjeva pranë vetes.”


Si jeni ndjerë kur u diagnostifikuat?


Vështirë e shpjegueshme, isha shokuar. Në atë çast e mendoni vetëm vdekjen. Pasi shkova te disa mjekë, u njoftova me Prof. Dr. Metin Çakmakçı. Ai tha që kishte parë shumë të reja si unë dhe më tha që duhej të operohesha. Pasi ma dha datën e operimit, më drejtoi te Prof. Dr. Necdet Üskent. Mjekët që i kisha takuar para z. Necdet më kishin thënë që duhej të abortoja. Nuk munda t’i besoja veshët e mi kur profesori Necdet më pyeti ‘Përse po mendon të abortosh?’. Në Gushtin e vitit 2014 u operova dhe ma hoqën gjirin e majtë. Në muajin e 5’të të shtatzënisë, mu aplikuan 4 kura të kimioterapisë. Terapia përfundoi në Janar të vitit të kaluar,  më 25 Shkurt u lind Umut’i. Tashmë kaluan 20 muaj dhe unë po e ushqej foshnjen me një gji.
‘Umut’i më dha fuqi, mu duk sikur zoti na dalloi nga ç’do krijesë tjetër, luftova me shpresë’

Si ndikoi heqja e gjirit tek ju?

Kur u operova isha në muajin e 3-të të shtatzanisë. Nuk vendosa të bëja ndonjë ndërhyrje protetike apo estetike. Familja më ndihmoi shumë që procesin ta tejkaloja pa u dëmtuar shumë. Çkado që duhet të ndodhë, duhet të ndodhë. Kanceri më mësoi që të mos i frikësohesha vdekjes.

A e keni ndonjë mesazh për ata që po e luftojnë kancerin?

Para sëmundjes shqetësohesha nga gjëra të vogla e të parëndësishme. Më nuk po i bëj problem. I mposhta paragjykimet e mia. U mësova t’i pranoj njerëzit ashtu si janë. Është e rëndësishme që pacientët të jenë pozitiv. Njeriu kur beson, mundet ta tejkalojë çdo situatë.

 


Etiketa: , , , ,

Pas