Sport

E ndërtuar për të triumfuar në Europë, stoli i Juventusit kushton 280 mln euro






               Publikuar në : 17:20 - 20/08/18 |
mapo.al

Juventusi i këtij viti është ndërtuar për të arritur suksesin në Europë dhe këtë përveçse pohimeve të presidentit dhe trajnerit e tregon edhe kosto e stolit të ‘zonjës së vjetër’.


Aty mund të gjesh veteranë që ishin në fushë në finalen e Botërorit, si Mandzukiç apo Matuidi, ka eksperiencë në prapavijë, por edhe ekspertë në arenën ndërkombëtare.



Cilësi këto që sipas mediave italiane po t’i llogarisësh kapin vlerën e 282 milionë eurove. Emre Can, Bernardeschi apo Rugani janë ata që ngrenë dukshëm shifrën e milionave. Trajneri i Juventusit ka fituar ndeshje vendimtare me lëvizjet nga pankina dhe kjo e fundit ishte shembull i qartë.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas