Një gjyshe magjepëse ka pohuar se duket aq e re saqë njerëzit e ngatërrojnë me vajzat e saj.
Kur Yarrellys Ruiz, 38 vjeçe, nga Tampa e Florida, del në qytetet me vajzat e saj Sameshley, 23 vjeç dhe Latishka, 21 vjeç, të gjithë kthejnë kokën drejt treshes joshëse.
Njerëzit janë habitur kur kanë mësuar se 38-vjeçarja jo vetëm që është nëna e tyre por gjithashtu është gjyshe e një fëmijë 3 vjeç dhe një fëmije dy muajsh.
Ruiz shprehet se merr mesazhe nga djem të moshës së vajzave të saj si edhe vazhdimisht mendojnë se është motra e Sameshley dhe Latishka.
“Njerëzit mendojnë se jam e re, rreth 20 vjeç”,- tha ajo.
“Ka shumë djem të rinj që më dërgojnë mesazhe në Instagram ose Facebook. Ata do të më thonë se unë jam e bukur dhe nuk mund ta besojnë kur u them se kam vajzat në moshën e tyre”.