Ka ndodhur një sherr në Tiranë, në rrugën “Frederik Shiroka” mes dy të rinjve të cilët janë zënë me sende të forta duke përfunduar në spital.
Sipas raportimeve kanë mbetur të lënduar dy të rinj, M. B., 26 vjeç, dhe E. A., 32 vjeç, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Shtetasi E. A. pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar nga spitali, ndërsa shtetasi M. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.