Kryetari i Partisë Agrare, Agron Duka, vijon t’i kundërpërgjigjet kryeministrit Edi Rama për deklaratat ofenduese dhe shpërfillëse.
Në një postim në “Facebook”, Duka thotë se e njeh mirë Ramën dhe se është humbje kohe të merret me të.
Si dëshmi, sjell raportin e azilkërkuesve shqiptarë për vitin 2020.
“Kjo është arritja e Ramës në dy mandate, njëherë është Asadi përpara tij, një herë është ai përpara Asadit, kur vjen fjala për azilkërkuesit”, – shkruan ndër të tjera Duka.
Postimi i Agron Dukës në “Facebook”:
Ça t’i thuash këtij?! Ka 8 vite në qeveri dhe merret me llafe, nuk mban përgjegjësi për asgjë. Besoj se do ishte e lehtë të merresha me të, e njoh mirë, pika të forta dhe të dobëta, por ai këtë do. Ndërkohë shqiptarët kanë halle dhe probleme që ky vetëm i shtoi.
Tani, të merresh me Ramën është humbje kohe. Mjafton t’i hidhni një sy këtij raporti. Kjo është arritja e Ramës në dy mandate, një herë është Asadi përpara tij, një herë është ai përpara Asadit, kur vjen fjala për azilkërkuesit. Të tjerat janë llafe, batuta të lodhura të atij që sot nuk është kryeministër, por C.E.O. i katër-pesë oligarkeve.