Wednesday, February 8, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

E njomë apo e thatë? Ja si të zbusni kollën bezdisëse gjatë natës…

by mapo.al
05/11/2018
in Kryesore, Shëndeti
0

Kolla është një instrument i dobishëm për pastrimin e mushkërive nga substancat irrituese dhe sekrecionet e tepërta. Ajo mund të largojë bakteret dhe të parandalojë infeksionet.Megjithatë, kolla mund të bëhet shumë e ashpër dhe munduese për rrugët e frymëmarrjes.

Gjatë natës, ajo ndërpret gjumin dhe pengon pushimin e organizmit. Kolla gjatë natës mund të frenohet nëpërmjet medikamenteve, ndryshimeve në stilin e jetesës dhe disa kurave natyrale.



Kujdes Me Higjenën
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kolla mund të jetë edhe alergjike, e nxitur nga pluhuri e substanca të tjera të cilat shkaktojnë edhe tështima.

Për këtë arsye, rekomandohet që dhoma e gjumit të jetë sa më e pastër nga pluhuri.

Në të nuk duhet të mbani sende të shumta të mbledhin pluhur.

Dhoma e gjumit duhet pastruar mirë dhe çarçafët duhen ndërruar dhe larë me ujë të nxehtë të paktën një herë në javë.

Ekspertët rekomandojnë edhe dushin e ngrohtë të trupit çdo mbrëmje për të larguar çdo mbetje poleni.

Urthi
Çrregullimet tretëse si urthi mund të shkaktojnë irritimin e fytit dhe kollë që bëhet më e ashpër gjatë natës.

Shmangni ushqime që nxisin këtë çrregullim dhe mos hani ushqim të paktën 4 orë përpara fjetjes.

Lexoni këtu për ushqimet më të mira për të shmangur urthin.

Çaj Me Mjaltë
Çaji i ngrohtë me mjaltë zbut fytin, eliminon acarimin e tij dhe shpërbën sekrecionet.

Çaji duhet pirë disa herë në ditë.

Mund të përdorni çaj mali, kamomil ose dafinë.

Flini Me Kokën Të Ngritur
Kolla përkeqësohet kur qëndroni shtrirë në mënyrë të drejtë. Sekrecionet mblidhen në fyt dhe shkaktojnë kollë.

Prandaj rekomandohet që të flini me kokën pakëz të ngritur për të parandaluar kollën gjatë natës.

Gargarë Me Ujë Me Kripë
Uji me kripë shkrin sekrecionet e mbledhura në fyt.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, rekomandohet të bëni gargarë me ujë me kripë çdo natë përpara gjumit, në rast se keni kollë.

Lereni Duhanin
Duhanpirja është shkaktare e kollës afatgjatë, ndaj lënia e duhanit zbut ashpërsinë e kollës.

Kujdes Me Azmën
Azma ka të bëjë me inflamacionin që ngushton rrugët e frymëmarrjes.

Kolla është një prej simptomave më të përhapura të azmës, ndaj medikamentet për këtë çrregullim mund të lehtësojnë kollën dhe frymëmarrjen./AgroWeb.org/

Tags: bezdisjekollenateshendet

JU SUGJEROJME

“E kam të vështirë të gjejë fjalët”, Begaj ngushëllime në ambasadën turke
Kryesore

“E kam të vështirë të gjejë fjalët”, Begaj ngushëllime në ambasadën turke

08/02/2023
Mbi 9.500 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri
Bota

Mbi 9.500 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri

08/02/2023
Ekspozimi i të dhënave, hakerat publikojnë listat e zgjedhësve
Kronika

Ekspozimi i të dhënave, hakerat publikojnë listat e zgjedhësve

06/02/2023
“Aktualisht s’ka shqiptarë të lënduar”, mesazhi i ambasadës shqiptare në Ankara
Kronika

“Aktualisht s’ka shqiptarë të lënduar”, mesazhi i ambasadës shqiptare në Ankara

06/02/2023
Next Post
‘Vendimi im, jo i imponuar’, Xhafaj flet për dorëheqjen e tij…

'Vendimi im, jo i imponuar', Xhafaj flet për dorëheqjen e tij...

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • “E kam të vështirë të gjejë fjalët”, Begaj ngushëllime në ambasadën turke
  • Astronomët mund të kenë gjetur një vrimë të zezë të rrallë që endet e lirë
  • Mbi 9.500 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri
  • Ndahet nga jeta legjenda e futbollit kroat! Drejtoi edhe Prishtinën
  • Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In