Pas tensioneve të krijuara në Komisionin e Medias, që rezultoi me daljen përjashta nga mbledhja të kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, Partia Socialiste ka kërkuar shkarkimin e Albana Vokshit si kryetare e komisionit.
Në një prononcim për mediat, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se PS-ja po sheh mundësitë që ofron rregullorja për të kërkuar shkarkimin e Vokshit.
“Ne po kërkojmë shkarkimin e znj.Vokshi duke parë rregulloren, drejtimi në këtë mënyrë i komisionit është i patolerueshëm…”, tha Balla.
Ai denoncoi edhe reagimin e deputeve te PD-së, Ervin Salianji dhe Flamur Noka ndaj Gardës, por shtoi se rregullorja nuk ka të parashikuar një nen të posaçëm për këtë gjë.
Balla tha gjithashtu se deputeti i PD-së, Klevis Balliu kishte hyrë me vezë në mbledhjen e komisionit.
“Një deputet me mbiemrin Balliu se nuk ia mbaj mend emrin ka hyrë i armatosur me vezë në xhepa dhe pantallona…”, tha ai.