Aktualitet

E pabanueshme pas tërmetit, shembet godina nr 15 në Qytet Studenti






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:32 - 08/12/19 |
mapo.al

Këtë të diel është shembur godina numër 15 në Qytetin Studenti, pasi u vlerësua si e pabanueshme pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Godina, e cila banohej prej shumë vitesh nga familjarë dhe jo studentë,  u shemb me fadromë dhe jo me tritol, për shkak të popullimit të zonës.


Raportohet se 180 banorë janë strehuar përkohësisht nëpër çadra dhe qendra sociale. Ndërkohë, pritet të shemben edhe godinat numër 18-19 në Qytetin Studenti, të cilat janë vlerësuar gjithashtu si të pabanueshme.


Në orën 13:00 pritet që të prishet edhe pallati 5-katësh në zonën e Durrësit nga IKMT-ja, ku janë shembur tashmë disa banesa.



Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë krahas dëmeve të shumta dhe të mëdha materiale, shkaktoi vdekjen e 51 personave dhe plagosjen e mbi 900 të tjerëve.


<
>
auto_0001575804223 auto_1555555551575804235 auto_155551575804230



Etiketa: ,

Pas