Një djalë 7-vjeçar ankohej te prindërit se i dhimbnin nofullat kur hante bukë dhe përtypej. Kur shkoi tek dentisti u zbulua se kishte 526 dhëmbë brenda në gojë.
Djali ishte shtruar në një spital në Chennai të Indisë për shkak se kishte dhimbje të mëdha.
“Kur doktorët i bënë një grafi ata zbuluan një qese të mbushur me dhëmbë anormalë”, tha për CNN doktoreshë Prathiba Ramani, shefja e Patologjisë Orale dhe Maksilofaciale në Kolegjin dhe Spitalin Stomatologjik Saveetha.
Fëmija iu nënshtrua një operacioni për të hequr dhëmbët muajin e kaluar. Doktorëve iu desh shumë kohë për të ekzaminuar secilin dhëmb përpara se ata të bënin publik zbulimin.
Djali qëndroi në spital për tre ditë. Sipas dokotoreshës djali vuante nga një situatë shumë e radhë e quajtur ondotoma e ndërlikuar. Është një sindromë që nuk dihet se kush është shkaku, por mund të jetë gjenetike.
Fëmija mund të ketë pasur dhe dhëmbë të tjerë. Prindërit tregojnë se kur ishte në moshën 3 vjeç, fëmija kishte pasur enjtje, por nuk mund të bënim asgjë pasi fëmija nuk pranonte të shkonte tek dentisti.