Kjo histori e pabesueshme ka ndodhur në vitin 1964.
Australiani Reg Spiers kishte ardhur në Londër për të garuar për hedhje shtize.
Por 22- vjeçari mbeti pa asnjë kacidhe dhe nuk mund të kthehej në shtëpi në kohë për ditëlindjen e vajzës.
Atëherë ia tregoi problemin një miku.
Ai i tha se nuk e ndihmonte dot me paratë e duhura për udhëtimin, por i ofroi një ‘zgjidhje’: Të futej në një kuti druri dhe ta transportonin sikur ishte një mall.
Kështu do ishte shumë më lirë.
Udhëtimi i tij zgjati plot 63 orë, nga Londra në Paris, më pas në Bombej dhe Singapor.
Kur mbërriti në Perth të Australisë, në aeroport mbetën të shokuar.
Ai kishte mbijetuar me një shishe me lëng frutash, dy kavanoza me spageti, një pako biskota, një çokollatë dhe disa çamçakëza.
Në vitin 1984 u dënua me vdekje në Sri Lanka pasi mendohej se ishte pjesë e një grupi trafikantësh heroine.
Ai arriti ta rrëzojë vendimin dhe u ekstradua në Australi.
73- vjeçari jeton tani me partneren e tij dhe dy qentë në Adelajde.