Bota

E pabesueshme/ Sorra duket si një gorrillë e vogël (VIDEO)






               Publikuar në : 13:04 - 25/06/19 |
mapo.al

E pabesueshme, por e vërtetë. Kjo sorrë duket si një gorrillë e vogël në miniaturë. Video e shkurtër që tregon sorrën me një qendrim prej gorrille po bën xhiron e rrjetit duke shkatuar shumë debat.

Pamjet u filmuan në Nagoya, Japoni, dhe duket sikur sorra mbahet nga krahë të fuqishëm. Një kërkues i Universitetit të Washgintonit tregon se kemi të bëjmë me reflekset e diellit.

Kur zogjtë ndalojnë krahët i nxjerrin përpara duke fshehur këmbët. Në momentin kur është filmuar nga kamerat zogu ka qenë duke ndryshuar pozicion dhe krijon përshtypjen se nuk ka këmbë.

Dr Swift shkruan: Në këtë moment zogu po ngrohet në diell. Kur zogjtë ngrohen në diell krahët i ulin poshtë dhe mbështeten tek bishti. Nëse filmohet nga këndi i djathtë atëherë duket sikur zogu nuk ka as këmbë dhe as bisht.

Shihni videon:



Etiketa:

Pas