Aktualitet

E padëgjuar, mjekët gjobiten në oborrin e QSUT, mjekja denoncon keqtrajtimin live (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:23 - 28/09/20 |
mapo.al

Mjekja dermatologe Monika Fida ka denoncuar live në rrjetet sociale një akt të paprecedentë në oborrin e QSUT-së, ku mjekët nuk lejohen të parkojnë automjetet e tyre pasi koncensionari i parkimeve ka bllokuar vendet për ta.


Teksa ndodhej në ambientet e QSUT-së për konsulta dhe për të dhënë mësim për studentët, mjekja është gjobitur nga policia ndonëse automjeti kishte leje parkimi në ambientet e QSUT-së.


Mjekja Fida ka vënë në dukje se përveç kushteve të vështira në spitale, mjekët duhet të paguajnë dhe gjobat për parkim nga keqmenaxhimi i QSUT-së.


“Ne që ofrojmë shërbimin, bluzat e bardha që deri dje ishim heronjtë, nuk mundemi që të parkojmë këtu. QSUT nuk ka vende për mjekët dhe nuk ka vende për të ofruar shërbim”, tha mjekja Fida, e cila ka publikuar edhe një mesazh drejtuar n/drejtorit të QSUT-së ku i kërkon trajtim njerëzor të koncesionarit dhe policisë ndaj mjekëve.




Etiketa: , , , , ,

Pas