Aktualitet

“E pamundur të ndalohen memet” – Rama: S’e kam problem nëse më thonë gomar, por jo hajdut














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:07 - 03/12/20 |
mapo.al

I ftuar në emisionin ‘PolitikOn’, Kryeministri Edi Rama është shprehur se është e pamundur si praktikisht, por edhe teorikisht të ndalohen memet në internet. Ai tha se ishte i habitur nga lajmi që Ministria e Drejtësisë ka filluar një nismë ligjore në Kodin Penal për ndalimin e memeve.






Rama shtoi gjatë një interviste në Rtv Ora, se duhet bërë kujdes në dallimin midis opinionit dhe akuzave.


Sipas tij nuk do e kishte problem nëse do i thoshin gomar sepse do e merrte si opinion, por nëse do e cilësonin si hajdut, duhet të paraqiteshin fakte për të mbrojtur akuzën.







Gazetari Alfred Lela: Duket sikur është një nismë kundër jush sepse ju jeni nga praktikuesit e rregullt të memeve. Çfarë ka ndodhur, doni vërtetë t’i ndaloni?




Jo, jo. Absolutisht! Siç ka ndodhur me ata që janë habitur apo mahnitur nga ky lajm , edhe unë u habita kur ma thanë. E para sepse është e pamundur, teorikisht dhe praktikisht t’i ndalosh memet. Por e dyta sepse, unë jam një njeri që më pëlqen të argëtohem me memet dhe shijues i kahershëm i humorit dhe humorit vizual po themi.



Kam patur shumë dëshirë dhe e kam ende dëshirën që Bujar Kapexhiu të ekspozojë të gjitha karikaturat për mua në sallën e ekspozitave në kryeministri. Ai e di. Mbase e ka marrë si shaka, nuk e di por për të ardhur te pyetja juaj, e para nuk bëhet fjalë për një projekt.

Bëhet fjalë për një material të shkruar nga një grup pune, i cili po punon për Kodin e ri Penal dhe e dyta, edhe në atë material që nuk është akoma një projekt i Ministrisë së Drejtësisë dhe aq më tepër i qeverisë. Është nen i marr që e kanë shumë Kode Penale të Europës. E ka Franca… Dhe sigurisht që nuk lidhet me meme.

Sa i përket armikut të shtypit, unë kam një problem që nuk e zgjidh dot. Unë kam qenë aty ku jeni ju. Dhe duke qenë se kam milituar dhe duke qenë se kam një mendim të caktuar për cilësinë dhe vlerën e jashtëzakonshme që ka të shkruarit, ka një problem të madh me moskorrektesën dhe keqtrajtimin e fakteve.

Nuk kam problem që dikush shprehet negativisht ndaj meje. Në rast se më thonë gomar, është opinion dhe nuk e kam problem. Në rast se më thonë hajdut, ky nuk është opinion, kjo kërkon fakte”– tha Rama.

1


Etiketa: ,

Pas