Aktualitet

E paralajmëroi ministri, ja i 6-ti i Rinasit që u prangos














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:23 - 26/04/19 |
ro ot

Sot është arrestuar në Durrës, autori i 6-të i dyshuar për grabitjen brenda aeroportit të Rinasit. Ai është shtetas i Kosovës dhe njihet me pseudonimin “Daja”. Burimet thanë se 50-vjeçari me pseudonimin “Daja” është arrestuar pasditen e sotme tek Shkëmbi i Kavajës në një lokal afër bregdetit. Arrestimi i sotëm u paralajmërua nga ministri i Brendshem, Sandër Lleshaj.Më herët për grabitjen e Rinasit janë arrestuar 5 persona, 3 nga Elbasani dhe dy nga Kruja.






Njoftimi i policisë: “Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit, informojmë se është kapur dhe ndalur shtetasi R.H., 50 vjeç, lindur e banues në Pejë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda Tiranë, për veprën penale te “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Mbajtjes pa leje të municioneve luftarake”, “Vrasje e punonjësve të policisë, e kryer ne bashkëpunim e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 140 e 25 dhe 333/a,” 279, 79 b dhe 278 C, të Kodit Penal”.







“Rinasi”, Sandër Lleshaj: Priten arrestime të tjera





1


Etiketa: ,

Pas