Aktualitet

E paralizuan dhe i morën 60 mijë euro, arrestohet autori i katërt














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:23 - 18/05/19 |
mapo.al

Policia e Elbasanit ka arrestuar autorin e katër të grabitjes së ndodhur në 8 maj në Peqin. 4 persona hyjnë me dhunë në banesën e 76-vjeçarit Skënder Zeqirit. Fillimisht ata i helmuan qenin dhe më pas i kanë dhënë një lëng për t’i “paralizuar” kujtesën. Në këtë moment i kanë vjedhur rreth 60 mijë euro në banesë si dhe të gjitha sendet me vlerë. Më herët policia kishte arrestuar 3 bashkëpuntorët e tjerë, ndërsa mbrëmjen e djeshme u arrestua edhe një 19-vjeçar, i dyshuar si autori i katërt. Pjesë e grabitjes ishte edhe një femër.






“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit S.I., 19 vjeç, banues në Peqin.


Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, pasi më datë 08.05.2019 , në Peqin, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit B.H., M.Ll., dhe E.Sh., të cilët janë arrestuar më parë, kanë hyrë në banesën e shtetasit Skëndër Zeqiri, dhe kanë vjedhur një sasi parash.







Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme”, – thotë Policia e Elbasanit.



1




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas