Aktualitet

E paralizuan me lëng, i vodhën 60 mijë €, arrestohet autori i fundit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:58 - 28/06/19 |
mapo.al

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Peqin, pasi rezultonte i shpallur në kërkim për vjedhje.


Sipas policisë, 18-vjeçari me inicialet E.J, në bashkëpunim me katër persona të tjerë, të cilët janë arrestuarr më parë, kanë hyrë në banesën e shtetasit 76-vjeçar S.Z., e kanë paralizuar me lëng që të humbiste kujtesën dhe kanë vjedhur një sasi parash që mendohet se kap vlerën e 60.000 eurove.


Njoftimi i plotë i policisë:


Peqin


Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.


Kapet dhe ndalohet autori i pestë i dyshuar për “Vjedhje me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të punë për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit E.J., 18 vjeç, banues në Peqin, i cili ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Peqin.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi më datë 08.05.2019 , në Peqin, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit B.H., M.Ll., S.I., dhe E.Sh., të cilët janë arrestuar më parë, kanë hyrë në banesën e shtetasit S.Z., dhe kanë vjedhur një sasi parash

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.


Etiketa: , , ,

Pas