Aktualitet

E parashikoi Mapo/ Ditët e fundit të Ardi Veliut, e lajmëron Rama














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:43 - 05/10/21 |
mapo.al

Shkarkimin sot nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, Gazeta Mapo e parashikoi më 25 gusht, teksa kryeministri Edi Rama fliste për qeverinë.






Shumë ministra do të ikin, e të tjerë do të vijnë në shtator. Disa portofolmbajtës madje kanë qënë që në krye sezonalë, për të përmbushur llogari e kalkulime interesash brenda rilindjes.


Prej kohësh flitet në ambjentet politike dhe mediatike se vetëm Manastirliu, Balluku dhe Çuçi do të vijonin të ishin në qeveri. Kryeministri sot pak a shumë ka prekur sektorët ku do të ketë ndryshime. Në të shumtën e rasteve në gjuhë të drunjtë.







Po ajo që ishte e qartë dhe e padyshimtë në fjalën e tij, qe pjesa për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. I cili, e ka prerë mesa duket biletën. Rama u shpreh se Policia e Shtetit është në udhëkryq dhe në stanjacion. Ai shtoi se duhet shumë punë dhe një marsh i ri për ta modernizuar.




Ky qendrim e përjashton automatikisht Ardi Veliun. Mesazhi ishte për të, jo për Ministrin Çuçi. Me gjasë do të ketë komunikime të vështira derisa Rama bëri këtë kritikë të fortë në publik. Ndoshta Veliu nuk po ndjek shembullin e Braçes që të shkarkohet me dorëheqje.

Lexo edhe :  Protesta e fermerëve, Rama: Jeni keqinformuar, ja pse e hoqëm rimbursimin 6%


Pavarësisht, pas deklaratave të sotme të Ramës, duket se këto janë ditët e fundit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, të cilin kryeministri e mbrojti në mënyrë fanatike dhe ortodokse më shumë se një herë, kur e kishte bërë hak largimin.

Madje ai tha se Veliu ishte i paprekshëm edhe sikur 500 mijë vetë të dilnin të protestonin në shesh. Por kjo ishte para zgjedhjeve. Pasi komisari i kreu shërbimet ndaj partisë për votën e 25 prillit, me përkushtim e devotshmëri, tanimë ai nuk është më aq i dobishëm.

Veliu do të mbahet mend si një prej drejtuesve më partiakë të policisë, i cili shkoi deri aty sa shpesh u vetofrua me deklarata e qendrime të papranushme kundër opozitës e në favor të rilindjes.

Pa përmendur këtu gazin lotsjellës që hodhi në bashkëpunim me Lleshin në shumë protesta që u mbajtën kundër qeverisë në vitin 2019.

Lexo më shumë: https://gazetamapo.al/e-konfirmon-edi-rama-ardi-veliu-dha-doreheqjen-e-falenderoj-nga-zemra/

 

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas