Bota

E pazakontë/ 23-vjeçarja me tumor, operohet teksa i bie violinës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:50 - 26/04/19 |
mapo.al

Një ndërhyrje e pazakontë kirurgjikale është zhvilluar në spitalin e ‘SS Annuziata, në Taranto. Një vajzë 23-vjeçare, e prekur nga kanceri në tru, u operua teksa i binte violinës, duke shënuar kështu operacionin e parë të kësaj natyre në Itali.


Vajza i ra për pesë orë me radhë violinës, në mënyrë që ekipi i mjekëve, të drejtuar nga Giovanni Battista Costella dhe Nicola Zelleta, të shihnin në kohë reale sesi reagonte truri.


“Duket e pabesueshme, por bisedonim me pacienten në mënyrë që ta qetësonim dhe të monitoronim situatën me më shumë kujdes. Kjo lloj ndërhyrje rekomandohet, kur situata është kritike dhe rrezikohen pasoja të rënda. Fatmirësisht çdo gjë shkoi me sukses”, u shpreh mjeku Costella.




Etiketa: , ,

Pas