Një burrë ka gjetur një mënyrë gjeniale për tu arratisur nga burgu në Bolivi. José Luis Callisaya Diaz arriti përkohësisht të dilte nga burgu Chonchocoro, ku po vuante dënimin për vrasje. Ai u maskua me lëkurën e një deleje në një përpjekje për t’u “përzier” me tufën, ndërsa zvarritej nëpër fushat aty pranë. I burgosuri mundi të arratisej dhe kishte dalë në arë më 4 shkurt.
Por, pavarësisht përpjekjes për t’u përzier si një kafshë ferme, Diaz u detyrua të kthehej në qeli pasi autoritetet e kapën në flagrancë.
Në një grup të çuditshëm fotografish, José Luis mund të shihet me të katër këmbët i veshur me xhinse dhe një gëzof deleje, dhe u kap duke ecur nëpër bar, duke imituar një dele. Që nga largimi nga burgu, autoritetet kanë urdhëruar masa ligjore dhe disiplinore ndaj të burgosurit.