Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një nga fluturimet e nisura nga Britania e Madhe këtë herë në avionin e linjës Mançester-Rodos.
Pilotët janë detyruar të bëjnë një ulje emergjente në aeroportin e Mynihut në Gjermani, pasi një grua në të 70-at ka sulmuar fizikisht një prej stjuardesave në avionin e kompanisë Jet2, pasi kjo e fundit i hoqi nga duart një shishe me xhin-tonik.
Pensionistja, emra e së cilës nuk bëhet e ditur, ishte bërë agresive, ndaj pas uljes emergjente ajo u tërhoq zvarrë për t’u nxjerrë nga avioni, nga nëntë oficerë policie.