Aktualitet

E pazakontë, reshje dëbore në Itali dhe Francë (VIDEO+FOTO)






               Publikuar në : 17:11 - 15/07/19 |
mapo.al

Portali meteorologjik italian “3Bmeteo” njoftoi mbrëmë se do të ketë reshje të shiut dhe vendi do të përfshihet nga një stuhi e rëndë. Por më interesant në atë parashikim ishte se ajri shumë i ftohtë do të sillte borë të pazakontë në këtë sezon në mes të korrikut. Sot rreth 30 centimetra borë ka rënë në Alpet italiane. Videot dhe fotografitë janë publikuar nga “Severe weather Europe” në faqen e Facebook.


Përveç kësaj, borë kishte gjithashtu në pjesën veriperëndimore të Italisë, në lartësinë 2 mijë e 702 metra mbi nivelin e detit.


Reshjet e dëborës në Alpet italiane në lartësinë mbi 2 600 m

Borë ra edhe në Francë, në juglindje të vendit, në një lartësi prej 2 mijë e 600 metrash.

 

Ndërkohë moti i pazakontë ka prekur edhe rajonin e Bllkanit. Në Malin Musala, në majën më e lartë në Bullgari, natën e 14 korrikut pati paralajmërime nga sinoptikanët për mot me reshje dhe stuhi. Bora në majën e Mussala ka rënë në një lartësi prej 2 925 metra mbi nivelin e detit.


Etiketa: , , , ,

Pas