Një gafë e pafalshme në golin e dytë në sfidën ndaj Crystal Palace i ka kushtuar shtrenjtë futbollistit shqiptar Shkodran Mustafi. Tifozët po e “masakrojnë” në rrjetet sociale, gjithashtu e kanë kritikuar për paraqitjen e dobët në sfidën e së dielës. Ata kanë hapur një peticion në rrjetet sociale për burgosjen e përjetshme të Shkodran Mustafit, teksa kërkohen 500 firma.