Aktualitet

E përjashtuan nga grupi, Berisha: Do të mbledh firmat e 1500 delegatëve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:46 - 16/09/21 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha në një takim për demokratët zbuloi aksionin e tij politik. Ai tha se nga takimet në të gjitha strukturat e PD në të gjithë vendin, do të kërkojë që të mblidhen 1500 firmat e nevojshme të delegatëve për të mbledhur Kuvendin Kombëtar, në mënyrë që për përjashtimin e tij nga ana e kryetarit Luzlim Basha, të vendosin forumet.






“E kemi krejtësisht paqësore, por qëllimet tona do i realizojmë sepse janë të drejta dhe të ndershme. Po të shohësh 30 mijë shqiptarët që kanë ikur, këta kanë ikur për shkak të vrasjes së shpresës. Këtu të dashur miq, duhet të ndalemi një moment. Edi Rama, ka përdorur një mori qëndrimesh mekanizmash për të vrarë shpresën. Ne me këtë përpjekje të madhe, duhet të kemi objektivin kryesor për të ngjallur shpresën në dritën e udhës tonë.


Një gjë, në detyrimin e njeriut, jashtë çdo lloj konjekukture sociale, ai një detyrë ka. Edhe nëse i vrasin shpresën, do të bëj gjithçka për ta ngjallur atë. Ne e fitojmë këtë betejë, nëse bëjmë gjithçka për të ngjallur shpresën dhe t’i lëmë ata që kanë politikën e tyre anti-kombëtare, njerëzore, gjithnjë e me pakicë.

Do mblidhen firmat e 1500 anëtarëve të delegatëve kombëtar, e më pas do të thërrasin forumin kombëtar. Çdo gjë do e zgjidhim në mënyrën më demokratike. Me të fitore nuk ka. E dyta, do e nisja këtë lëvizje. Çfarë do u thosha?



Do u thosha ‘mos votoni kurrë humbës’, humbësi në fitore nuk të çon, hapi derën tjetrit, ose të çon i tretë, po ky s’të çon asnjëherë. Dhashë dorëheqjen isha i sigurt se u çoja në fitore, por besova e mendova se një tjetër do e bëjë më mirë, se unë këtë detyrë, dhe ai tjetri duhet të jepte dorëheqjen ndaj ne këtu duhet të jepte dorëheqjen ndaj ne këtu duhet të jemi të palëkundur”, tha Berisha.



LEXO EDHE:

Berisha tregon planin për të ardhmen, Foltorja në gjithë Shqipërinë

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas