Një aksident i rëndë ka ndodhur në Athinë një natë më parë, në rrugën A. Dhimitrio, ku ka gjetur vdekjen një 21 vjeçar shqiptar. Ngjarja është shënuar pas orës 22:00 të mbrëmjes së të martës, ku motori me të cilin udhëtonte viktima u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 52-vjeçar. Policia greke ka shoqëruar drejtuesin e automjetit.
Edhe pse është tentuar t’i jepet ndihma e parë, mësohet se i riu shqiptar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ai ka marrë plagë të rënda në kokë dhe trup nga përplasja e fortë. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij, ndërsa policia po heton mbi ngjarjen.