Sipas një njoftimi të policisë së Tiranës, automjeti me drejtues shtetasin E.D., 32 vjeç, ka shkaktuar aksident ndaj këmbësorit 75-vjeçar te bulevardi “Bajram Curri” mbrëmjen e sotme.
Gjendja e të moshurit nuk bëhet me dije, ai është derguar në spital menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 24.09.2020, rreth orës 19:10, tek bulevardi “Bajram Curri” mjeti me drejtues shtetasin E.D., 32 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidetifikuar rreth 75 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
1
Etiketa: aksident, i moshuari, tirane