Aktualitet

E përplas makina, plagoset 17-vjeçarja në Kamëz








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:24 - 28/07/20 |
mapo.al

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Kamëz. Për pasojë, mësohet se ka mbetur e plagosur një e mitur 17-vjeçare.



Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur te bulevardi ‘Blu’.


Identiteti i 17-vjeçares ende nuk dihet. Mësohet se ajo është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.




Raportohet se e mitura ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



Burime për mediat bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit, F.K., është shoqëruar në ambientet e komisariatit Nr.5 për veprime të mëtejshme hetimore.


Njoftimi i Policisë:

Më datë 28.07.2020, rreth orës 20:00, në Kamëz, tek bulevardi “Blu”, mjeti me drejtues shtetasin F.K., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale B.H., 17 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të metejshme.

Lexo edhe :  Aksident i rëndë në Elbasan- Peqin, makinat përplasen "kokë më kokë" (VIDEO)

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas