Aktualitet

E përplas trajleri në Malësi të Madhe, plagoset rëndë drejtuesi i motorit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:39 - 24/06/20 |
mapo.al

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në Malësi të Madhe. Sipas informacioneve paraprake, një trajler ka përplasur një motorçikletë.


Nga aksidenti është plagosur drejtuesi i kësaj të fundit, i cili ndodhet në Spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë.


Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije por policia e ka identifikuar me inicialet Gj.L., 41 vjeç.


Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia, drejtuesi i trajlerit është boshnjak, i identifikuar si M.K., 35 vjeç.


Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar i motorit.

Njoftimi i Policisë:

Malësi e Madhe/Informacion Paraprak

Më datë 24.06.2020, ora 21:40, në aksin rrugor Hani i Hotit – Shkodër, fshati Vukpalaj, Malësi e Madhe, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përfshirë mjetet Trajler, me drejtues shtetasin Boshnjak M. K. 35 vjeç, banues në Laktash, shteti Bosnje Hercegovinë, është përplasur me mjetin motorçikletë, me drejtues shtetasin Gj. L. 41 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas