fbpx

Aktualitet

E përplasi 17-vjeçari me motor, vdes i moshuari në Divjakë (DETAJE)





               Publikuar në : 20:40 - 04/11/19 |
mapo.alm

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Divjakë. Sipas informacioneve paraprake, një 17-vjeçar teksa drejtonte një motor, ka përplasur të moshuarin 88-vjeçar, kalimtar në rrugë. Për pasojë, raportohet se i moshuari N.P., ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes.


Burime nga Policia, njoftojnë se adoleshenti E.B., është larguar nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit. Grupi Hetimor dhe Policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.



Njoftimi i Policisë


Divjakë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:30, në qytetin e Divjakës, dyshohet se shtetasi E.B, 17 vjeç, duke drejtuar një mjet tip motorr, ka goditur një këmbësor, shtetasin N.P, 88 vjeç, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Etiketa: , , , ,

Pas