E përplasi trajleri, kush është punonjësja e Portit të Durrësit që vdiq (FOTO)

Vajza në foto është Artineda Haskasa, 25-vjeçarja e cila humbi jetën tragjikisht më 7 janar, pasi u përplas nga një trajler në ambientet e portit të Durrësit.



Sipas policisë, shtetasi F. K., 39 vjeç, nga Kosova, i cili është arrestuar, duke drejtuar mjetin tip “Man”, trajler, ka përplasur për vdekje punonjësen e sigurisë portuale.

Autoriteti Portual Durres, përmes një reagimi në rrjetet sociale, i shpreh ngushëllimet familjes së të resë, dhe thotë se ‘të gjitha divizionet e APD-së janë angazhuar maksimalisht në funksion të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes tragjike’.

“Sot e gjithë familja e madhe e APD-së është thellësisht e pikëlluar nga humbja tragjike e jetës e koleges tonë Artineda Haskasa. I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjarëve dhe miqve të Artinedës dhe i gjendemi pranë familjes së saj në këto momente të vështira. Nuk do jeni kurrë vetëm!

Në bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe organet hetimore, të gjitha divizionet e APD-së janë angazhuar maksimalisht në funksion të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes tragjike, në një territor të rëndësisë së veçantë! Uniforma që mbante veshur sot kolegia jonë, meriton respekt dhe mirënjohje pafund! Dritë të pastë shpirti!“, mbyllet reagimi.

Për ngjarjen ka reaguar edhe Universiteti “Aleksandër Moisiu”, ku në postimin në rrjetet sociale shkruhet:

“Me hidhërim të thellë morëm vesh lajmin e ndarjes nga jeta të studentes sonë Artineda Haskasa. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve, pedagogë e shokë të saj. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Haskasa dhe miqtë.

Dritë të pastë shpirti Artineda!”

SI NDODHI NGJARJA

Artineda ishte me shërbim në hyrje të terminalit të kontejnerëve. Burime nga grupi i hetimit me në përbërje ekspertë të aksidenteve thanë se 25- vjeçarja kishte përfunduar nën kamion, ku si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë.

Për të mësuar më tepër rreth dinamikës së aksidentit, ekspertët kërkuan pamjet filmike të fiksuara nga kamerat e sigurisë së portit. Pamjet filmike tregojnë se punonjësja ndodhej në ambientet e brendshme të zyrës së sigurisë (vendroje pranë traut që nuk lejon të futesh në zonën e kontrolluar pa kryer më parë check in-in punonjësi i sigurisë).

Në momentin që kamioni është afruar pranë këtij kufiri, 25- vjeçarja ka dalë për t’i hapur rrugën. Vajza ka check-uar për të ngritur traun dhe për të mos u lagur pasi po binte shumë shi, ka tentuar të vrapojë drejt vendrojës duke i kaluar nga përpara kamionit.

Shoferi, duke mos menduar se punonjësja do të kalonte para kamionit në ato momente ka tentuar të niset duke mos e pikasur fare se vajza ndodhej para mjetit.

Në këtë mënyrë, vajza përfundoi poshtë kamionit dhe për fat të keq kishte marrë plagë të shumta të cilave nuk mundi t’u mbijetonte.

Edhe drejtuesi i trajlerit ka pohuar të njëjtat fjalë sikundër tregojnë pamjet filmike të fiksuara nga kamera e sigurisë.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252