Aktualitet

“E pive jetën me një kupë”/ Moderatores i ndërron jetë babai, ja dedikimi përlotës





               Publikuar në : 11:47 - 09/12/19 |
mapo.al

Moderatorja Dojna Mema ka humbur së fundmi të atin. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ajo, përmes një postimi të ndjerë në rrjetin social “Instagram”.


“Nuk le asnjë sekond pa jetuar plotësisht. Ndoshta prandaj ike kaq shpejt, e pive jetën me një kupë! Për ata që njohën Bujarin e Interpolit, ky është babi i familjes. Ps: Ti e di, gjithmonë bashkë, gjithmonë një shpirt për katër”-ka shkruar Dojna krahas videos së publikuar, ku shihen të përmbledhura disa nga momentet e saj më gazmore me të atin.



Sa i takon arsyes se përse Bujar Mema ndërroi jetë në një moshë të re, moderatorja ka preferuar të mos prononcohet.



Etiketa:

Pas