Aktualitet

E premte e zezë në Shqipëri – 18 viktima nga koronavirusi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:15 - 04/12/20 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 18 viktima nga COVID-19.



Kjo është një nga shifrat më të larta ditore të humbjeve të jetës që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë.


Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm, 9 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Elbasan, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytear nga Durrësi dhe 1 qytetar nga Kruja.




Ndërkohë që nga 2264 testime të kryera ka patur 801 raste pozitive me koronavirus.



490 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.


Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 483 pacientë, 35 në terapi intensive, 10 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën e COVID19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.264 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 349 testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 801 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

349 raste në Tiranë, 49 raste në Vlorë, 41 raste në Lushnje, 39 raste në Lezhë,

32 raste në Shkodër dhe Korçë, 31 raste në Tepelenë, 23 raste në Berat dhe Gjirokastër,

22 raste në Librazhd, 20 raste në Krujë dhe Mat, 16 raste në Durrës dhe Dibër,

Lexo edhe :  Bill Gates merr vaksinën kundër koronavirusit

15 raste në Tropojë, 10 raste në Has, 9 raste në Devoll dhe Kuçovë, 8 në Kukës,

7 në Malësi e Madhe, 6 raste në Elbasan dhe Mallakastër, 4 raste në Gramsh,

3 raste në Fier dhe Delvinë, 2 raste në Kavajë, Pukë, Bulqizë, 1 në Kurbin, Sarandë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.974 që nga fillimi i epidemisë.

 

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 483 pacientë, 35 në terapi intensive, 10 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 18 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 9 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Elbasan, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytear nga Durrësi dhe 1 qytetar nga Kruja.

COVID-19 – Statistika (04 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore                         801

Të shëruar ne 24 orë                      490

Të shtruar në spitale                       483

Humbje jete në 24 orë                   18

Testime ditore                                 2.264

 

Testime totale                    199.326

Raste pozitive                      41.302

Raste të shëruara                 20.974

Raste Aktive                           19.458

Humbje jete                            870

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10503

Durrës  1315

Elbasan  799

Fier  1443

Korçë  987

Vlorë  963

Shkodër  868

Lezhë  739

Berat  651

Kukës  404

Dibër  247

Gjirokastër  539

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas