Aktualitet

E premte e zezë në Shqipëri – 19 viktima nga koronavirusi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:50 - 19/02/21 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 19 viktima nga COVID-19.





Kjo është një nga shifrat më të larta ditore të humbjeve të jetës të raporuara nga institucionet shëndetësore në vendin tonë.


Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm, 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 52-82 vjeç.




Ndërkohë që nga 3848 testime të kryera ka patur 1071 raste pozitive me koronavirus.


930 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.


Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 618 pacientë, 41 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Në 24 orët e fundit janë kryer 3848 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1071 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

397 raste në Tiranë, 72 në Vlorë, 68 në Fier, 51 në Gjirokastër, 49 në Shkodër, 36 në Lezhë, 35 në Korçë, 34 në Kavajë, 33 në Elbasan, 30 në Krujë, 25 në Sarandë, 24 në Berat, nga 18 raste në Durrës, Lushnje, 15 në Devoll, nga 13 raste në Mallakastër, Kamëz, Mat, 12 në Delvinë, 10 në Kukës, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Dibër, Peqin, Bulqizë, 7 në Has, nga 5 raste në Tropojë, Pogradec, Kolonjë, nga 4 raste në Librazhd, Tepelenë, Prrenjas, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, nga 3 raste në Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Vorë, nga 2 raste në Mirditë, Ura Vajgurore, Shijak, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, Memaliaj, Maliq, Patos, Cerrik, Poliçan,

Lexo edhe :  Pse i harruam në pandemi? - Gratë kanë të drejtë të jetojnë pa frikë, në çdo kohë, kudo

Në 24 orët e fundit janë shëruar 930 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 61,605 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 618 pacientë, 41 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 52-82 vjeç.

COVID-19 – Statistika (19 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1071

Të shëruar në 24 orë      930

Të shtruar në spitale      618

Humbje jete në 24 orë   19

Testime ditore                3848

 

Testime totale           432,502

Raste pozitive            97,909

Raste të shëruara      61,605

Raste Aktive               34,668

Humbje jete                1,636

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   21173

Fier        2809

Vlorë                     1756

Durrës                  1735

Shkodër               1430

Elbasan                1109

Lezhë   1021

Korçë   1022

Berat                    967

Gjirokastër 884

Kukës   409

Dibër    353

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas