‘E prisja vendimin e shkarkimit’– Mjeku Allkja: Jam linçuar prej fjalës së lirë

Mjeku i Urgjencës Kombëtare, Ilir Allkja ka folur sot në News24 në rubrikën “Opinion” pas shkarkimit nga QSUT për disa arsye, një prej tyre shkelje të etikës.

Allkja e cilësoi linçim, shkarkimin e tij, prej fjalës së lirë. Ai i quajti akuzat ndaj tij, shpifje të keqkompozuara dhe një kërcënim për mjekët e rinj që të mos thonë atë që mendojnë, të vërtetën, por të duartrokasin.



Ka ndodhur ajo që pritej. Çdo muaj prisja që të merrej një vendim për shkarkimin tim nga puna. Në 28 vite punë si mjek nuk kam shkelur kurrë etikën, disiplinën profesionale. Unë isha ndër zërat e parë që denoncova triazhimin e dobët, mungesën e veshjeve profesionale, administrimin e dobët të pandemisë, politikat jo adekuate në shpëtimin e jetëve njerëzore. Këto i kam bërë në radhë të parë si qytetar, së dyti si mjek i vijës së parë. Kam afro 30 vite që kontribuoj në sistem. Kam pasur besim që pas viteve ‘90 Shqipëria do të ndryshonte.

Në QSUT kam 4 vite. Duke qenë se kam besuar se ky vend do të bëhet, se në këtë vend e drejta për të kërkuar përmirësime, për të kërkuar ndryshime në sistem, për të kritikuar çka nuk shkon është e drejtë themelore të paktën për profesionistët dhe ata që janë në shërbim të jetës, të njerëzve. Unë jam linçuar thjesht prej fjalës së lirë”, deklaroi Allkja.

Që kur keni pasur probleme në punë, pse mendoni se ju larguan?

Që në daljen time të parë. Kam kritikuar sistemin, administrimin e pandemisë. Kam kritikuar përgjigjen mjekësore ndaj ndihmës, për njerëzit e prekur, për njerëzit që kishin nevojë. Kam kritikuar shërbimin shëndetësor i cili ka plot defekte dhe mangësi. Këto i kam bërë në panoramën e asaj që quhet kërkesë për përmirësim.

Këto probleme kanë nisur që me nisjen e pandemisë apo më herët?

Probleme ka pasur gjithmonë, por unë kam qenë koshient si shumë kolegë të mi që ne jemi një vend i varfër, i keqmenaxhuar, i abuzuar me një sistem shëndetësor të nën financuar. Kërkesat kanë qenë evidente gjithmonë. Mjafton të kontrollosh rrjetin tim social dhe gjithmonë kam shkruar mungesat. Dikur kishim ambulanca të keqpajisura. Sot na kanë sjellë disa ambulanca që nuk kanë pajisjet bazë të sigurisë, janë pa airbag. Tregon që janë makina që ndërtuar për tjetër gjë, jo për ambulanca. Janë bojatisur dhe shpërndarë këtu. Gjithmonë ka pasur mangësi, jo se u krijuan tani, por me nisjen e pandemisë, më e madhja e këtij shekulli këto probleme u shtuan. Bashkë me merakun për jetët tona. Ne kemi rrezikuar jetët tona. Bashkë me merakun për shëndetin tonë ka qenë dhe meraku për t’iu shërbyer më mirë. Nuk kam pretenduar që mjekët tanë të kishin kushte të njëjta me mjekët gjermanë, francezë apo grekë por duhet të ishim krah për krah me mjekët maqedonas, të Kosovës.

Unë nuk kam asnjë rast konkret që të kem shkelur etikën e komunikimit. Kjo është skandaloze. Në qoftë se do të ndiqni të gjitha daljet e mia në media, kam ngritur zërin që qytetarët të kenë besim tek sistemi shëndetësor, të shkojnë në spital sepse kam hasur shumë pacientë që kanë firmosur për të mos u shtruar në spital. Kam folur shtëpi më shtëpi që të marrin ndihmën në spital. Të gjitha këto që kanë gatuar janë një tufë shpifjesh të keqkompozuara. Kompozimi është për faqe të zezë.

A keni pasur mundësi për ballafaqim?

Më është dhënë mundësia, kam qenë në datë 24 dhe aty jam pyet pse kam fol për testimet, për mungesat. Kam një procesverbal të protokolluar pyetje përgjigje. nëse unë them që jemi një vend me pak mjekë, kjo nuk është shpifje. Jemi 1.1 mjek për 1 mijë banorë. Ato më pyetën dhe iu përgjigja.

Ku jeni bazuar që ka testime të ulëta dhe që iu mohohen testimet dhe unë kam dhënë shpjegimin tim. Ku jeni bazuar që keni thënë që ka mangësi në staf. Unë kam thënë që kjo nuk është sekret. Përkundrazi duhet të shtojë vëmendjen që të shtohen mjekët. Dëmi në publik nuk është që u godit Ilir Allkja dhe ngeli pa punë. Këtu dekurajohen mjekët e rinj. Zë kërcënues që do ta pësoni si Ilir Allkja nëse flisni, nëse nuk duartrokisni. Besnikëria ime është me pacientin dhe shëndetin e tyre jo me partitë e qeveritë.

Në mbarë botën kemi parë që mjekët kanë reaguar fortë dhe kanë kërkuar. miq të mi në Itali më thonë që km i Italisë nuk guxon të shkojë në spitale se do ta kryqëzojnë mjekët me kërkesat. Kemi km belge që mjekët i kthyen shpinën dhe nuk e duartrokitën. Shqipëria nuk ka standarde më të mira se Belgjika, se Franca.

Çfarë do të bëni pas vendimit?

Do të ndjek rrugët ligjore. E kam detyrim karshi vetes, karshi profesionit.

Keni marrë mbështetje nga PD dhe LSI, keni një koment për këtë, e shihni largimin tuaj të motivuar politikisht?

Nuk e di në substancë se çfarë është shkruar por falënderoj këdo. nuk është fjala për të mbështetur Ilir Allkja. Unë do të jetoj dhe punoj por puna është se çfarë mesazhi i jep qeveria mjekëve të rinj, duke linçuar publikisht një mjek sepse guxoi të ishte fëmija naiv në përrallën e Hans Andersenit.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252