Kryeministri Edi Rama mesditën e sotme ishte në Fier, ku inspektoi dy kantieret, rikualifikimin urban të qendrës së qytetit dhe rehabilitimit të lumit Gjanica si dhe rikonstruksionin e segmentit të dytë të rrugës “Jakov Milaj”.
“Lumi Gjanica është kthyer nga një burim përmbytjesh e pisllëku, në damarin e gjelbër të qytetit me investimet që po bëhen”, – u shpreh Rama.
Kryebashkiaku Subashi tha se “Përfundimi i këtyre dy projekteve do t’i sjellin qytetit atraktivitet, turizëm, shtim të hapësirave publike, shlodhëse e të gjelbëruar dhe qëndrueshmëri zhvillimi mjedisor, ekonomik dhe kulturor“.
LEXO EDHE: