Sport

E pyesin se sa i famshëm është në Suedi. Përgjigjia e Ibrës? Epike






               Publikuar në : 11:54 - 20/04/18 |
mapo.al

Zlatan Ibrahimovic ka nisur një aventurë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me skuadrën Los Angeles Galaxy.


Transferimi i tij nga Manchester United ka sjellë një entuziazëm të madh në kampionatin amerikan të futbollit (MLS) dhe në mediat amerikane.

Prej disa ditësh, Ibra është i zënë me intervista të shumta nëpër programe televizive dhe radiofonike.

Në njërën prej tyre, futbollisti suedez u pyet se sa i famshëm ishte në atdheun e tij, raporton TCH.

Përgjigjja ishte tipike e Ibrës: “Nuk mund ta masësh famën time. Unë nuk jam nga Suedia, unë jam Suedia”.


Etiketa: , , , ,

Pas