Është ndër vajzat më të përfolura në mediat rozë për shkak të postimeve provokative që bën në profilin e saj Instagram.
Në foton e fundit që Undi Haxhia ka postuar, shfaqet në krevatin e saj dhe ka “pikturuar” të dashurin, poshtë vetes.
Më pas Uindi krahas kësaj fotoje ka shkruar:
“Ju që shqetësoheni në komente se i dashuri im është shumë i hollë dhe mos nuk merr dot frymë, mos u shqetësoni se ai, di të perballojë dhe manovrojë shumë mirë. Uuu, e përmenda që është ngjyrë çokollatë?”
Mesa duket motra e këngëtares Enca Haxhia me anë të këtij postimi ka dashur të thumbojë të gjithë ata që e cilësojnë si të shëndoshë.
Në fakt kjo nuk është hera e parë, që Uindi poston foto të tilla provokuese, sepse edhe gjatë verës së kaluar ajo ka publikuar mjaft foto të nxehta në Instagram./gazetamapo.al/