fbpx

Bota

Frymëzuese/ Djali që birësoi vogëlushen me sindromën “down”






               Publikuar në : 18:52 - 09/10/19 |
mapo.alm

Alba kishte vetëm pak ditë që kishte lindur kur prindërit e saj në Itali e dhanë për birësim, pasi kishte sindromën “down”. Fatkeqësisht, 20 familje të tjera refuzuan ta birësojnë edhe pse ishte vetëm 13 ditëshe.


Por historia e saj pati fund të lumtur, pasi u birësua nga një baba beqar, i cili e mori vajzën vetëm disa javësh nën kujdesin e tij.



Historia e Luka Trapanezes u bë virale kur ai botoi një libër të jetës me Albën, që sipas tij rrëzon të gjitha stereotipat për baballarët, fenë dhe familjen.

Ligjet e birësimit janë shumë të rrepta në Itali, dhe shumë rrallë u jepen fëmijë prindërve beqarë, sidomos baballarëve. Por kushtet e Albës kishin nevojë për dalje nga rregullat normale.

Luka thotë që nuk pati asnjë ngurrim për vendimin, por shkoi në spital dhe firmosi menjëherë sapo iu miratua e drejta e birësimit.


Etiketa: , , ,

Pas