Kronika

Lindi foshnjen 2 ditë më parë, ndërron jetë nga koronavirusi 28-vjeçarja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:53 - 06/02/21 |
mapo.al

TIRANË – E infektuar disa javë me parë, ndodhej e intubuar te spitali COVID2, “Shefqet Ndroqi” prej dy ditësh, por sot ndërroi jetë.





Ky është fati tragjik për një 28-vjeçare nga Korça, e cila edhe pse në moshë fare të re, nënë e një foshnje të porsalindur, nuk ia doli të mposhtë virusin vdekjeprurës.


E reja e infektuar me koronavirus, ishte shtatzënë dhe solli në jetë foshnjen e saj në maternitetin e Tiranës dy ditë më parë. Gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar ditët e fundit. Foshnja ka lindur në gjendje të shëndoshë dhe gëzon shëndet të mirë.




Nuk bëhet me dije nëse 28-vjeçarja nga Vloçisti i Korçës ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese.


1



Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas