Aktualitet

E rëndë/ 31-vjeçari i jep kokainë mbesës së mitur dhe e ngacmon seksualisht














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:28 - 02/07/21 |
mapo.al

KAVAJË – Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kavajës, pasi akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, “Ngacmin seksual”, “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge”.






Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë i riu K. L., pasi ka detyruar mbesën e tij të mitur 14-vjeçare të konsumojë lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht.


Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin për veprat penale “Dhuna në familje”, “Ngacmin seksual” , “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge” të shtetasit:







•K. L., 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.



Ky shtetas dyshohet se ka detyruar mbesën e tij të mitur 14-vjeçare të konsumoje lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht.

Më pas ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , , ,

Pas