Nga 174 të prekurit me koronavirus në vendin tonë, 4 janë fëmijë, të moshës pediatrike. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit, numri i rasteve të reja është 28. Eugena Tomini, specialiste e Institut të Shëndetit Publik u shpreh se të infektuarit e mitur janë kontakte të rasteve pozitive.
Nuk dihet nëse këta kanë histori familjare me të infektuar me virusin e rrezikshëm. Megjithatë, Tomini tha se fëmijët nuk kanë shenja klinike.
“Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, u shpreh Tomini.
LEXO EDHE:
Arrin në 174 numri i të infektuarve me COVID-19, 28 raste të reja
Etiketa: 4 femije te infektuar, Covid-19, Koronavirusi