Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një person është gjetur i varur, në fshatin Vrrine.
Njoftim nga policia thotë, se një 62-vjeçar dyshohet se është vetvarur në një shtyllë.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:50 , në fshatin Vrrine, është gjetur i vetvarur, në një shtyllë shtetasi K. G., 62 vjeç, banues në Sarandë.
Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.