Aktualitet

E rëndë, aktori goditet me thikë në skenë (VIDEO)







               Publikuar në : 11:41 - 21/07/19 |
mapo.al

Një aktor nga Hong Kong është qëlluar me thikë në skenë në Kinë. Ylli i kinematografisë, Simon Yam, që ka luajtur në shumë filma, ishte në qytetin e Zhongshan kur ndodhi incidenti.


Në një video të publikuar në mediat sociale tregohet një njeri që i afrohet skenës dhe godet aktorin para se të niste një përleshje të dhunshme.

Menaxheri i Yam tha se plagët e klientit të tij nuk ishin kërcënuese për jetën dhe se ishte dërguar në spital. Ai u qëllua stomak dhe në krah, por ishte i ndërgjegjshëm për gjithë kohën.

Aktori 64-vjeçar po shfaqej në inaugurimin e një dyqani të ri në Zhongshan në provincën jugore të Guangdong të Shtunën.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas