Aktualitet

E rëndë – Babai harron djalin 5-vjeçar në makinë, vogëlushi humb jetën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:14 - 11/06/21 |
mapo.al

KROACI – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kroaci. Një vogëlush 5-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi babai i tij harroi ta dërgonte në shkollë, duke e lënë të mbyllur brenda makinës për orë të tëra.






Tragjedia ka ndodhur të martën e 8 qershorit, ndërsa babai i djalit, është arrestuar nga policia.


Mësohet se 34-vjeçari çdo ditë, dërgonte djalin në shkollë, e më pas ikte për në punë, por ate ditë bëri të kundërtën, e kësisoj harroi fëmijën brenda në makinë.







Babai u kujtua për djalin, vetëm kur nëna iku që ta merrte prej shkolla dhe nuk e gjeti atje.



Ajo telefonoi menjëherë burrin dhe në këtë mënyrë ai e kuptoi se çfarë kishte ndodhur.



Ai vrapoi drejt makinës ku gjeti djalin e tij të pajetë. 34-vjeçari u tha hetuesve se ai besonte se ai mendonte se e kishte çuar fëmijën në shkollë.

Lexo edhe :  Me armë zjarri në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

Nuk dihet nëse fëmija kërkoi ndihmë, por makina ishte në një parking të izoluar dhe xhamat e makinës gjithashtu ishin të errët.

1


Etiketa: , , , ,

Pas